Prej disa ditësh e zhdukur, gjendet 16-vjeçarja që u largua nga banesa në Vlorë: Ika me dëshirë
20/01/2022 11:46
Policia e Vlorës ka gjetur 16-vjeçaren që ishte larguar nga banesa, disa ditë më parë.
Ajo ishte larguar nga banesa prej pesë ditësh dhe familja bëri kallëzim në polici.
Bazuar në informacionet e grumbulluara dhe veprimet hetimore, nga shërbimet e Policisë, më datë 19.01.2022, u bë e mundur gjetja e 16-vjeçares, në gjendje të mirë shëndetësore, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë.
Gjatë intervistimit me psikologun, 16-vjeçarja ka treguar se është larguar nga banesa, me dëshirën e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel