Modelja refuzon akuzat e zhvatjes të të dashurit princ, kur ai e padit për dhuratat (fotot)

20/01/2022 17:00

Modelja bukuroshe pjelloruse Tanya Yashenko dhe ish-i dashuri i saj princi italian Giacomo, po padisin njeri-tjetrin pas ndarjes së hidhur mes tyre, ku avokati i princit thotë se ajo ka abuzuar dhe përfituar prej tij.

Por modelja refuzon akuzat si “gërmuese floriri” me të cilat tashmë njihet nga mediat, pas padisë së ishtë dashurit të saj rreth 20 vjet më të moshuar.

Princi Giacomo Bonanno i Linguaglossa akuzon ish-të dashurën Yashenko se ka përfituar financiarisht prej dobësisë së tij psikologjike, kurse kjo e fundit thotë se burri e ka përndjekur  duke mos pranuar ndarjen, shkruan e përditshmja vendase Il Messaggero.

Dyshja kishin rënë në dashuri kur ishin njohur në një darkë në 2019, dhe më tej shijuan një romancë të gjatë luksoze në destiancione si Monte Carlo, ishujt Maldive e Dubai.

Por lidhja e tyre shpejt u hidhërua kur modelja 33 vjeçare ngriti padi kundër princit 51 vjeçar.

Yashenko thotë se princi e përndiqte pasi e kishte mbushur me dhurata si makina Mercedes me vlerë $90,000, bixhuteri të shtrenjta dhe një apartament $50,000 në Romë.

Edhe Princ Giacomo nisi padinë e tij kundër modeles duke pretenduar se ishte i traumatizuar prej ndarjes me ish-gruan e cila u largua me djemtë në SHBA, dhe Yashenko abuzonte emocionalisht me të.

Yashenko kishte pajtuar një psikolog për padinë e saj kundër ish-të dashurit, por eksperti tashmë ka ndryshuar krah dhe e akuzon atë se ka përfituar nga dobësia psikologjike e Linguaglossa.

Shtypi italian publikonte mesazhet mes të dyve ku modelja, megjithë dhuratat akuzonte vazhdimisht princin se ishte “dorështrënguar”.

Sipas Il Messaggero, Yashenko e quante princin “të pandershëm, të rremë, tradhtues, mediokër dhe gënjështar”.

Pas padisë fillestare Giacomo u tërhoq nga akuzat ndaj Yashenko duke i kërkuar ndjesë në rrjetet sociale.

“Dua të shpjegoj se xhelozia është një arsye e madhe për veprimet e mia, por dhuratat që i kam dhënë nuk i dua më”, shkruante ai.

Por megjithë ndjesën, avokati i tij Armando Fergola, tha për të përditshmen Telegraph: “Ajo vazhdon të tentojë ta manipulojë, prandaj ai nuk i ka tërhequr akuzat. Princi është i dobët dhe kjo çështje i ka gjymtuar gjykimin”.

E përditshmja  Corriere della Sera, citonte Yashenko të thoshte: “Giacomo më ka rrahur e sulmuar, por unë e fala. Jam e bindur se ai po manipulohet apo këshillohet nga dikush tjetër”.

Megjithë paditë, princi vijon të deklarojë dashurinë për bukuroshen manipuluese.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA