“Është larguar që prej datës 8 janar”, e moshuara kallëzon në polici zhdukjen e të birit

20/01/2022 13:01

Një 67-vjeçare ka kallëzuar në polici humbjen e djalit të saj, shtetasi E.M, 35-vjeç.

Sipas policisë, e moshuara, banuese në Mallakastër është shprehur se ka humbur kontaktet me djalin e saj që prej datës 8 janar të këtij viti.

Policia ka nisur menjëherë punën dhe po punohet për gjetjen e të riut.

“Më datë 19.01.2022, në Komisariatin e Policisë Mallakastër ka bërë kallëzim shtetasi S. M., 67 vjeç, banues në Mallakastër, se që prej datës 08.01.2022 ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. M., 35 vjeç. U bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.

Top Channel