Foto ilustruese

Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë pasdite në Durrës, pasi u qëllua me thikë nga një shtetas, me të cilin po debatonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar, në zonën e  Vollgave. Pas një një  konflikti  për motive të dobëta, dyshohet se 36-vjeçari me iniciale F. V., 36 vjeç, ka goditur me thikë, shtetasin me iniciale A. K.

50-vjeçari u dërgua në spital, ndërsa  i dyshuari u shoqërua në polici.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për  sqarimin e incidentit.

Top Channel