Plagosi me thikë një person, arrestohet i riu në Vlorë/ Pas kallëzimit të noteres, procedohet edhe një 40-vjeçar

18/01/2022 11:02

Një i riu është arrestuar nga policia në Vlorës, pasi goditi me thikë një shtetas.

Bëhet fjalë për shtetasin A.H., 25-vjeç, i cili goditi me mjet prerës shtetasin S.V, ndërsa më pas i ka thyer xhamin e automjetit.

I lënduar ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia vuri në pranga të riun.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi pronës”, shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në fshatin Rromës, bashkia Selenicë, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. V., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe i ka thyer atij, xhamin e automjetit”, njofton policia.

Ndërkaq, një notere ka kallëzuar në polici një 40-vjeçar, i cili sipas saj ka bërë një kontratë për shitje automjeti, duke falsifikuar stemat, vulat dhe nënshkrimet e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare proceduan penalisht për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasin F. H., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak, pasi ka bërë kallëzim shtetasja L. C., 52 vjeçe, me profesion notere, se ky shtetas ka bërë një kontratë për shitje automjeti, duke falsifikuar stemat, vulat dhe nënshkrimet e saj”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel