Ortodoksët serbë notojnë në lumin e akullt për kryqin e Epifanisë (fotot)

18/01/2022 19:55

Disa dhjetra ortodoksë serbë notuan sot për “Kryqin e Shenjtë” në ujërat e akullt të lumit Sava në Beograd.

Temperatura e ujit ishte 2.6°C ndërsa e ajrit 6°C por kjo nuk i ndali besimtarët e Ditës së Epifanisë së Krishtit.

Notari 11 vjeçar Nemanja Xhelosevic, tha se e ndjeu të ftohtin megjithë motivimin e madh.

“Unë arrij ta bëj këtë me mbështetjen e Zotit, si të jetë ftohtë, si mos të jetë ftohtë. Por sot ishte vërtet ftohtë.”

Nëna e tij Vesna Xhelosevic, tha se mbështeste plotësisht iniciativën:

“Unë kam besim te ai dhe te Zoti. E di që Zoti është me të dhe e mbron, prandaj unë ia besoj atij. Kam besim te forca e djalit tim dhe te  Zoti”.

Notari tjetër më i moshuar Bogdan Jovicic, foli dhe ai me emocion për sfidën:

“Është pak ftohtë por kur noton për Kryqin e Shenjtë ka një ngrohtësi që të rrethon.”

“Në fakt nuk është aq e vështirë sa mund të duket kur e sheh nga bregu. Unë këtë po e bëj për herë të 18-të.

“Sot nuk është nga ditët më të vështira pasi nuk ka shumë diferencë mes temperaturës së ujit dhe të ajrit”.

Epifania është një festival i fesë kristiane që festohet në fillim ose në mes të janarit dhe celebron mbërritjen e “Të mençurve” që erdhën për të parë Krishtin pas lindjes.

FOTO GALERI
11/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA