Atentat administratorit të shkollës private në Tiranë, pamjet nga vendngjarja/ Autori u largua në këmbë

18/01/2022 12:24

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një 63-vjeçari, ndërsa ky i fundit i shpëtoi për mrekulli plumbave.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, pranë nënkalimit te Liqeni i Thatë në Tiranë, ndërsa një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjet në lëvizje, me drejtues shtetasin Lulëzim Masha, 63-vjeç.

Burimet thonë se pasi ka qëlluar me armë autori është larguar nga vendngjarja në këmbë, ndërsa 63-vjeçari ka shpëtuar mrekullisht nga të shtënat me armë.

Lulëzim Masha, administrator i shkollës ‘Willson’ udhëtonte i vetëm në automjet.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet, automjeti është larguar nga policia, ndërsa kalimtarët e rastit thonë se autori ka qëlluar me silenciator në drejtim të objektivit të tij.

Ndërkaq, policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit, ndërsa janë sekuestruar çdo provë e mundshme materiale.

Top Channel