
“Nuk e dija që po rrija me vrasësin e motrës”, vëllai i Liridona Ademaj për “Shqipëria Live”: Fëmijët nuk flenë dot pa të
04/12 13:25
Një person është vrarë nga shpërthimi i një makine në Podgoricë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të së hënës.
Pas hetimeve, policia ka njoftuar se “J.Sh. (41) nga Cetinja ka mbetur i vrarë nga shpërthimi që ka ndodhur në vendbanimin Toloshi të Podgoricës.
“Policia në bashkëpunim me prokurorin e shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, janë duke ndërmarrë aktivitete në kuadër të kompetencës, për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes në të cilën mbeti i vrarë një person”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mediet në Mal të Zi kanë hedhur dyshime se shpërthimi mund të jetë pjesë e konfliktit të vazhdueshëm mes bandave kriminale në këtë shtet, por këtë hipotezë nuk e kanë konfirmuar zyrtarët.
Top Channel