Mijëra besimtarë hindu sfidojnë virusin në ritualin e banjës së shenjtë në lumin Ganges (fotot)

17/01/2022 16:06

Mijëra besimtarë bënë banjën e shenjtë në ujërat e ftohtë të lumit Ganges në Indi megjithë rritjen e infektimeve këtë muaj.

Besimtarët hindu po kryejne prej fundjavës banjën tradicionale gjatë festivalit Makar Sankranti, që zakonisht bie në 14 janar, për të larë mëkatet dhe “çliruar veten nga cikli i vdekjes dhe rilindjes”.
Të premten një numër i madh të devotshmish u zhytën në lumin e shtetit lindor West Bengal, në eventin ku pritet të marrin pjesë një total prej 3 milionë njerëzish dhe kulmon në ishullin Sagar, ku lumi Ganges derdhet në Gjirin e Bengalit.

“Sapo nisi të çelë agimi një numër i madh njerëzish ishin mbledhur për t’u larë me ujërat e shenjtë të Ganges. Për të parandaluar mbipopullimin njerëzve në breg i lëshohej uji i lumit me dronë”, tha kryebashkiaku Bankim Hazra.

“Por si shenjtorët dhe një numër i madh besimtarësh u futën në lumë pasi ishin shumë më tepër se personeli i sigurisë”, shtoi ai.
Edhe në shtetin verior indian të Uttar Pradesh, besimtarët hindu të udhëhequr nga murgj dhe klerikë tradicionalë të lyer me hi, u mblodhën në Sangam, vendi ku bashkohen tre lumenjtë, Ganges, Iamuna Saraswati mistik, për të marrë pjesë në festivalin Magh Mela, një nga pelegrinazhet më të shenjtë të hinduizmit.

Miliona hindu të tjerë pritet të marrin pjesë në ritualet e festivalit gjatë 47 ditëve të ardhshme. Shumica e tyre do të qëndrojë në brigjet e lumit Ganges për gati një muaj, duke bere një jetë asetiku në agjërim, me besimin se do të afrohen më shumë te Shpëtimi.

“Nuk mbaj maskë sepse nuk marr dot frymë,” tha besimtari Ram Phal Tripathi teksa dilte nga lumi, i cili ka ardhur me familjen e tij nga një fshat në Uttar Pradesh.
“Çdo vit vij për banjën e shenjtë. Nuk mund ta humbisja as sivjet”, shtoi ai.

Ekspertët e shëndetësisë kishin kërkuar që festivali të anullohej por qeveria lejoi vazhdimin duke kërkuar zbatimin e rregullave të sigurisë.

Opozitarët e kryeministrit Narendra Modi thonë se festivali u lejua pasi qeveria kërkon të mos zemërojë besimtarët që janë mbështetësit e saj më të mëdhenj, para zgjedhjeve në shtetin Uttar Pradesh, më 10 shkurt.

FOTO GALERI
2/5
Të premten një numër i madh të devotshmish u zhytën në lumin e shtetit lindor West Bengal, në eventin ku pritet të marrin pjesë një total prej 3 milionë njerëzish

Top Channel