Në këtë periudhë të pandemisë së Covid 19 në vendin tonë, përveç të rriturve ka një shtim të fëmijëve të prekur nga koronavirusi.

Në kushte të temperaturës së lartë, prindërit drejtohen menjëherë drejt urgjencës së Pediatrisë në QSUT duke pritur në radhë për orë të tëra si fëmijë me Covid ashtu edhe ata që paraqiten me grip apo me viroza. Por në fakt,  janë 4 qendra shëndetësore në Tiranë, të cilat ofrojnë shërbim 24 orë dhe ku nuk duhet të presësh shumë kohë për të kontaktuar mjekun.

Të ndarë sipas zonave shërbim 24 orë ofrohen në qendrën shëndetësore numër 8 pranë LSI-së, në qendrën shëndetësore numër 10 pranë oxhakut, në qendrën shëndetësore në Laparakë dhe atë në Kombinat. Në këto qendra ofrohet shërbim nga pediatër, të cilët tanimë menaxhojnë shumë mirë edhe simptomat që shkakton Covid 19 te fëmijët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA