Ndërsa lexon librin Lavdi Katalonisë, Spanja të vjen e gjallë para syve me qytete, male dhe njerëz; vuajtjet e gëzimet e shkrimtarit bëhen edhe të tuat. Vuajtjet e tij nga i ftohti në llogore të mbushin trupin me drithërima ndërsa mërziae mungesës së duhanit mes stresit të luftës të bën ta ndjesh atë deri në palcë të kockës. Ndaj ndezja e një cigareje, nëse ke fat ta kesh është një çlirim prej ankthit të pambarimtë.
Shpresa e shkrimtarit për një shoqëri të barabartë të mbush me shpresë dhe dëshirë për jetën. Por realiteti është krejt ndryshe. Ndërsa qëndronte në llogore, kryesisht pa bërë asgjë të vlefshme për demokracinë, siç e përshkruan ai pjesëmarrjen e vet në luftë, Xhorxh Orwell qëllohet në qafë nga një plumb i lëshuar nga një snajperist prej llogoreve fashiste.
Përshkrimi që i bën Orëell plagosjes së tij është i tillë sa të shkon dora instinktivisht në qafë se mos plumbi të ka zënë edhe ty vetë gjatë leximit.
Satira e përdorur nga Orwell është gjeniale. Ai e përdor atë si një armë mbi një botë të rrejshme duke bërë pjesë edhe veten e tij. Ky humor ngjason shpesh herë me gjuhën satirike përdorur në romanin “Ushtari i mirë Shvejk”.
Disa vlerësime
“Shkrimtari më i madh i shekullit të njëzetë”- Philip French, Observer
“Një shkrimtar që mbetet kaq fort bashkëkohor edhe sot… Orwell tha të vërtetën”- Christopher Hitchens
“Ai pa përmes çdo gjëje, sepse ai mund të shihte edhe nga vetja. Shumë shkrimtarë dhe gazetarë janë përpjekur të imitojnë qartësinë e tij të veçantë, por nuk kanë arritur të zotërojnë diçka të krahasueshme me autoritetin e tij moral”- Peter Ackroyd, The Times.
“Syri i pafajshëm i Orwellit ishte shpesh perceptues dhe shkatërrimtar… një njeri që pa në botën e tij me habi dhe e shkroi saktësisht atë që pa në një prozë të mrekullueshme”- John Mortimer
“Heroi im”- Tom Stoppard
“Ai e quajti punë të thoshte të vërtetën, në një kohë kur shumë bashkëkohës të tij besonin se historia kishte dhënë urdhër të gënjenin…. puna e tij vijon të jetë aq e qartë dhe e rreptë, sa edhe në ditën kur u shkrua.”- Times.
“Çdokush që dëshiron të kuptojë shekullin e njëzetë do të duhet të lexojë Orwellin”- The New York Review of Books.
Të dhëna për librin
Titulli: Lavdi Katalonisë
Gjinia: Biografi
Autori: George Orwell
Përktheu: Gjergj Erebara
Shtëpia botuese: Shtëpia e Librit
Viti: 2021
Fq. 272
Top Channel