E PLOTË/ Starton edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorë bëhen pjesë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri
Debatet mes Ilirit dhe Monikës duket se janë shuar pas konfliktit të ashpër që patën për dhinë. Ishte Iliri që i vendosi emrin Nika dhe në një batutë me Tanin u ofendua shumë keq Monika.
Pas spektaklit të mbrëmjes së kaluar, Iliri zuri be vajzën se nuk i referohej Monikës dhe kjo e fundit zgjodhi që të mos e zgjaste këtë debat.
Përveç kësaj, Monika sot u surprizua kur Iliri tha se nuk i ka kërkuar falje.
Ilir: Nuk kam ndonjë koment të madh. Atë që pata për t’ia thënë, ia thashë. Nuk ka qenë aspak lidhur me Monikën, sidomos shprehja e fundit për mjeljen. Unë i bëra dhe një be. Jam i qetë për atë që kam thënë. Është e kotë ti kthehem asaj teme se nuk do e bëja kurrë një shkaka të tillë sidomos me një femër.
Monika: Edhe unë dua shumë të mbyllet sepse në momentin që Iliri më kërkoi falje dhe…
Ilir: Unë falje nuk kërkova. Nëse e ke keqinterpretuar.
Monika: Pse e zure be gocën? Më the më fal nëse je lënduar. Meqë ka zënë kokën e gocës, dua t’ia lë çdo gjë dhe në momentet që çdo njeri, aq më tepër zë be fëmijën, jam nënë vetë, e kuptoj dhe mbyllet gjithçka.
Top Channel