Mijëra protestojnë në Mali kundër sanksioneve të fqinjëve afrikanë ndaj juntës (fotot)

14/01/2022 19:39

Mijëra njerëz në Mali protestuan sot në Sheshin e Pavarësisë në kryeqytetin Bamako kundër sanksioneve të bllokut afrikan për shtyrjen e zgjedhjeve.

Mijëra njerëz me ngjyrat e flamurit kombëtar, të kuq, të verdhë e të gjelbër, protestonin dhe këndonin në mitingun e organizuar nga qeveria ushtarake, sipas rrjetit AFP.

Një turmë e madhe ishte mbledhur dhe në qytetin verior Timbuktu, si dhe ato jugore Kadiolo and Buguni.
Liderët e Komunitetit të Vendeve të Afrikës Perëndimore  vendosën të sanksionojnë Malin javës që shkoi duke mbyllur kufijtë.

Vendimi u mbështet më vonë nga SHBA, BE si dhe Franca, ish-fuqia koloniale e vendit.

Zhvillimi erdhi pasi junta ushtarake në pushtet propozoi të udhëheqë për pesë vjet para organizimit të zgjedhjeve.

Fuqitë ndërkombëtare kishin kërkuar organizimin e votës popullore në shkurt.

Autoritetet në pushtet i quanin sanksionet “ekstreme” dhe “inhumane” prandaj bënë thirrje për demonstrata.

Udhëheqësi aktual, kolonel Assimi Goita, i cili erdhi në pushtet me grushin e shtetit në gusht 2020, nxiti banorët e Malit të “mbrojnë atdheun”.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA