Katy Perry pozon ‘topless’ me mesazh kriptik në mur, nga shfaqja në Las Vegas (fotot)

14/01/2022 20:53

Këngëtarja amerikane Katy Perry ka rritur temperaturën në llogarinë e saj në Instagram duke shpërndarë një seri fotosh të guximshme përfshi dhe një ku shihet e zhveshur nga mesi e lart.

Ylli 37-vjeçar i muzikës ‘pop’ i tërboi fansat e rrjeteve sociale teksa kishte hequr rexhipetat  për shfaqjen e saj ‘të nxehtë.’

Katy mbante një palë pantallona të plota të zeza teksa ekspozonte kurrizin e zhveshur, dhe rrjedhimisht një pjesë anësore të gjinjve, teksa qëndronte me fytyrë nga muri.

Këngëtarja kishte ngritur lart krahët ndërsa flokët e bollshëm të zinj i kishte lëshuar drejt të pasmeve. Dukej qarte qe Perry kishte punuar ne palester qe prej lindjes se vajzes.

Ajo krijonte pozën tërheqëse pranë një tabele të çuditshme që lexonte: “Do not hose down” (Mos e ul presionin).

Ndërsa në një tjetër pamje, e fejuara e aktorit Orlando Bloom buzëqeshte bashkë me skuadrën e saj të grimierëve, e veshur me një korse joshëse.

148,000 ndjekësat e saj bënin komplimente duke i thënë këngëtares se “e kuptonin nënkuptimin”, por asnjë nuk shpjegonte çfarë do të thoshte në të vërtetë deklarata.

Një person shkruante: “Këto janë ato që prisnim prej teje”, duke nënkuptuar se këngëtarja mund të publikojë së shpejti muzikë të re.

Dje Katy ‘përloti’ fansat e saj me homazhet për ditëlindjen e 45-të të fejuarit, ku nuk i përmbante vlerësimet.

“Falemnderit që je busulla ime, spiranca dhe gëzimi i çdo dhome ku hyn. Falenderoj yjet për ty”, shkruante ajo.

Në gusht të vitit të kaluar Katy e Orlando lindën fëmijën e tyre të parë bijën Daisy Bloom.

FOTO GALERI
5/6
"Falemnderit që je busulla ime, spiranca dhe gëzimi i çdo dhome ku hyn. Falenderoj yjet për ty”, shkruante ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA