Aktorja amerikane Jennifer Aniston ka postuar së fundmi disa foto të flokëve e trupit të saj në formë natyrale, por shumë nga fansat në rrjetet sociale habiteshin të shihnin yllin e televizionit në pamje kaq të pakujdesur.
52-vjeçarja aktore e serialit të viteve 1990-të “Friends” shkruante: “Ja ç’të bën lagështira …nisemi”.
Mes komplimentuesve të Aniston për imazhet ishin mjaft emra të famshëm si Reese Witherspoon, Rita Wilson, Michelle Pfeiffer e Octavia Spencer.
Aniston, e cila ka frymëzuar shumë gra me rolin në filmin “The Rachel” zakonisht i mban flokët e saj të shtruara drejt.
Por në një intervistë me revistën People ajo përshkruante flokët e saj të kishin “300 karaktere,” madje shtonte se të mbajturit e tyre të pakujdesur e frymëoznte për krijimin e produkteve të bukurisë.
“Nuk ka asnjë qime që bën të njëjtën gjë. Gjithnjë kam pasur probleme për t’i mbajtur të shëndetshëm, prandaj bëj kujdes me produktet e flokëve”, thotë Aniston.
Top Channel