Një surprizë për Donaldin në shtëpinë e Big Brother VIP. Artisti i njohur, Elgit Doda e ka surprizuar aktorin, me të cilin kanë një bashkëpunim.

Pritej që të këndonte bashkëpunimin që e kanë realizuar, por në fakt, Elgit Doda interpretoi këngën “Ku je” ndërsa Donaldi puthte e përqafonte Beatrix.

Nga ana tjetër i dha një mesazh Donaldit duke thënë: “Kjo është Big Brother, kjo është loja. Vazhdo kështu”.

Nuk mbaroi me kaq. Elgit Doda dhe Romeo kanë realizuar një projekt që e kanë titulluar “Piloti i zemrës”.

“I kemi përgatitur Monikës diçka shumë të bukur, por Monika nuk ka lekët”, tha Doda.

I kam i kam, sa të dal do i paguaj”, iu përgjigj Monika dhe më pas të gjithë shijuan këngën.

FOTO GALERI
2/25

Top Channel