Barcelona ka nevojë për disa përforcime, por një qendërmbrojtës është nevoja primare e Xavit.
Drejtuesit e klubit katalanas kanë filluar menjëherë nga puna për t’i plotësuar dëshirën trajnerit të ekipit.
Fokusi është përqendruar në Bundesligë, aty ku pëlqehet Niklas Sule. Mbrojtësi gjerman ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Bayern Munchen, teksa rinovimi nuk po vjen.
Lojtari mund të bisedojë me çdo klub në këtë periudhë dhe Barcelona ka përfituar nga kjo situatë për të tentuar arritjen e një akordi me 26-vjeçarin, i cili është pjesë e bavarezëve prej vitit 2017.
Agjenti i Sule nuk po gjen një marrëveshje rinovimi me drejtuesit e Bayernit dhe kalimi në La Liga tek ekipi i Xavit është një mundësi që pëlqehet nga lojtari defensiv, autor i 37 ndeshjeve dhe një goli me kombëtaren gjermane.
Top Channel