Një objekt i panjohur në hapësirë shkaktoi shumë polemika.

Gazetari nga portali Spacenews, i cili ndjek misionin e roverit kinez Yutu 2 në Hënë, njoftoi në Tëitter se u  regjistrua një objekt i panjohur në formë kubi.

Natyrisht, në të njëjtën kohë, filluan teori të ndryshme se nëse bëhej fjalë për alienë dhe objekti u quajt “kasollja misterioze”.

Nisur nga largësia, ajo deklaroi se roverit do t’i duheshin dy ose tre muaj për të arritur në këtë objekt të çuditshëm.

Por pas vetëm disa javësh udhëtim, roveri ishte mjaftueshëm afër për të bërë foto të reja të këtij “misteri”, që tregon qartë se në fakt bëhet fjalë për një shkëmb klasik hënor.

Në fakt, shkëmbi nuk ka as formë katrore, por kështu dukej në imazhin e parë për shkak “mashtrimit” të perspektivës, të dritës dhe hijes.

Ndërkohë CNSA publikoi një foto të re më të qartë të shkëmbit pak ditë më parë.

Shkëmbi që dukej në formë kubi në Hënë

Një nga shkencëtarët vuri re se guri ka formën e një lepuri dhe se përballë tij ka shkëmbinj më të vegjël që i ngjajnë një karote.

Roveri Yutu 2 bëri uljen e parë të butë në botë në anën e largët të Hënës më shumë se tre vjet më parë, më 3 janar 2019.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA