Identifikohen mbetjet e çiftit të vrarë brutalisht 40 vjet më parë, por nuk gjendet bebeja e tyre (fotot)

13/01/2022 17:08

Harold Dean Clouse dhe adoleshentja Tina Gail janë identifikuar më në fund disa dekada pas zhdukjes së tyre në Texas, SHBA – po familja ende kërkon për beben e tyre Hollie, nga e cila nuk ka asnjë gjurmë.

Çifti i ri janë vrarë 40 vjet më parë por hetimi i çështjes së tyre të vjetër mbetet pjesërisht i hapur prej kërkimti të mbetjeve të vajzës së tyre të vogël.

21 vjeçari Harold Dean Clouse, ishte larguar nga Florida dhe u vendos në Texas për një jetë të re me bashkëshorten e tij Tina Gail, 17 vjeçe dhe beben e tyre Hollie Marie në vitin 1979.

Ai kishte siguruar nënën e tij se do të kujdesej për familjen duke punuar si marrangoz në  Houston.

“Unë do të kujdesem për Tinën dhe beben,” citon fjalët e të birit nëna e tij Donna Casasanta para se të nisej.

Por të sapomartuarit ishin varë tragjikisht pas pasi mbërritën në qytet në fund të vitit 1980.

Ata u gjetën të pajetë së bashku në një zonë të Houston, Texas kur një qen nuhatës çoi kërkuesit te mbetjet e tyre në 12 janar 1981.

Clouse u gjet i rrahur dhe i lidhur kurse gruaja e tij u gjet e mbytur për vdekje, shkruan rrjeti  LadBible.

Megjithse trupat e tyre u zbuluan disa dekada më parë, ato janë identifikuar zyrtarisht në fund të 2021.

Motra e Clouse, Debbie Brooks tha se u kontaktua nga një studiues gjenealogjie kur ADN-ja e vëllait të saj u përfshinë në skedat e rrjetit GEDmatch.com.

Nëna e burrit të vrarë Donna Casasanta kishte marrë një telefonatë nga dikush që i ofronte  ta çonte me makinë te ai për $1,000, disa muaj pasi i biri kishte ndaluar së shkruari.

Gruaja kishte pranuar por më pas në makinë me të erdhën dhe tre gra me veshje fetare, sipas deshmise.

Nëna thotë se grupi misterioz i thanë se dyshja ishin bashkuar me ta por tani donin të ndaheshin.

Donna mendonte se historia mund të ishte e vërtetë pasi më parë i biri ishte përfshirë me një kult fetar.

Nëna Casasanta thotë se ndjehet e lehtësuar të dije atë që i ka ndodhur të birit por ende vret mendjen për bijën e të ndjerëve Hollie.

“Shpresojmë që një ditë ta gjejmë,” thotë ajo.

FOTO GALERI
3/3
Por të sapomartuarit ishin varë tragjikisht pas pasi mbërritën në qytet në fund të vitit 1980.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA