‘E ke fytyrën si skuth’, Vrenozi me Selin debatojnë ashpër për Kristin
Harold Dean Clouse dhe adoleshentja Tina Gail janë identifikuar më në fund disa dekada pas zhdukjes së tyre në Texas, SHBA – po familja ende kërkon për beben e tyre Hollie, nga e cila nuk ka asnjë gjurmë.
Çifti i ri janë vrarë 40 vjet më parë por hetimi i çështjes së tyre të vjetër mbetet pjesërisht i hapur prej kërkimti të mbetjeve të vajzës së tyre të vogël.
21 vjeçari Harold Dean Clouse, ishte larguar nga Florida dhe u vendos në Texas për një jetë të re me bashkëshorten e tij Tina Gail, 17 vjeçe dhe beben e tyre Hollie Marie në vitin 1979.
Ai kishte siguruar nënën e tij se do të kujdesej për familjen duke punuar si marrangoz në Houston.
“Unë do të kujdesem për Tinën dhe beben,” citon fjalët e të birit nëna e tij Donna Casasanta para se të nisej.
Por të sapomartuarit ishin varë tragjikisht pas pasi mbërritën në qytet në fund të vitit 1980.
Ata u gjetën të pajetë së bashku në një zonë të Houston, Texas kur një qen nuhatës çoi kërkuesit te mbetjet e tyre në 12 janar 1981.
Clouse u gjet i rrahur dhe i lidhur kurse gruaja e tij u gjet e mbytur për vdekje, shkruan rrjeti LadBible.
Megjithse trupat e tyre u zbuluan disa dekada më parë, ato janë identifikuar zyrtarisht në fund të 2021.
Motra e Clouse, Debbie Brooks tha se u kontaktua nga një studiues gjenealogjie kur ADN-ja e vëllait të saj u përfshinë në skedat e rrjetit GEDmatch.com.
Nëna e burrit të vrarë Donna Casasanta kishte marrë një telefonatë nga dikush që i ofronte ta çonte me makinë te ai për $1,000, disa muaj pasi i biri kishte ndaluar së shkruari.
Gruaja kishte pranuar por më pas në makinë me të erdhën dhe tre gra me veshje fetare, sipas deshmise.
Nëna thotë se grupi misterioz i thanë se dyshja ishin bashkuar me ta por tani donin të ndaheshin.
Donna mendonte se historia mund të ishte e vërtetë pasi më parë i biri ishte përfshirë me një kult fetar.
Nëna Casasanta thotë se ndjehet e lehtësuar të dije atë që i ka ndodhur të birit por ende vret mendjen për bijën e të ndjerëve Hollie.
“Shpresojmë që një ditë ta gjejmë,” thotë ajo.
Top Channel