Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të ditës në katin e parë të një pallati në lagjen “Rilindja” në Vlorë.

Një apartament është përfshirë nga flakët, ndërsa në banesë ndodhej dhe 55 vjeçari Gjergji Beqiri i cili humbi jetën.

Sipas policisë ngjarja dyshohet të jete nga një shkëndije elektrike ndërkohë që 55 vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Fqinji i viktimës, Arben Aliu u shpreh se ai ishte i sëmurë mendor dhe se kujdesej i vëllai për të.

“I sëmurë, i vetmuar, ka disa vite ka qenë me qira, ka qenë vëllai i tij që merrej, në 6 pa çerek më tha gruaja ka dalë tym nga shtëpia e Gjergjit. Tymi ishte në përmasa të paimagjinueshme dhe nuk futesha dot brenda,  ai ishte i sëmurë nuk e dalloje dot, e ndihmonte vëllai i tij. Zjarri rrezikonte gjithë pallatin dhe gjëja e parë që bëra ishte ula linjën elektrike. Ai as nuk gatuante asgjë”, tha fqinji.

Policia e Vlorës ka bërë këqyrjen e vendngjarjes duke marrë në pyetje banorët dhe vëllanë e viktimës, më pas i vdekuri është shoqëruar në morgun e spitalit të Vlorës.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA