Supozohej të ishte një takim normal, por një bllokim i menjëhershëm për shkak të COVID-19 detyroi një grua nga Kina të qëndronte për ditë të tëra tek shtëpia e djaloshit që e takoi për herë të parë.
Sipas CNN, 30-vjeçarja e identifikuar vetëm me mbiemrin e saj Wang, shkoi për ta takuar atë për një darkë në shtëpi më 6 janar në qytetin e saj të lindjes, Zhengzhou, në Kinën qendrore.
“Unë po plakem, familja më ka prezantuar me 10 persona”, ka thënë ajo në një video në rrjetet sociale.
“Djaloshi i pestë donte të tregonte aftësitë e tij në gatim dhe më ftoi në shtëpinë e tij për darkë”.
Por në momentin kur Wang po bëhej gati të kthehej në shtëpinë e saj pas darkës, ajo e kuptoi se e gjithë lagjja kishte hyrë në bllokim.
Kina mbyll rregullisht komunitetet në momentin kur zbulohen rastet midis banorëve. Këto bllokime të papritura së bashku me testimin masiv janë pjesë e strategjisë së rreptë të vendit.
Në pamundësi për t’u larguar, Wang ngeci në shtëpinë e djaloshit për ditë të tëra.
Ajo postoi video të përvojës së saj të papritur të bashkëjetesës në mediat sociale, duke treguar se si ai po gatuante ushqim për të.
Ende nuk është bërë e qartë nëse Wang jeton akoma në shtëpinë e tij.
Top Channel