SHBA/ Shkatërrohet nga flakët tempulli mason 120 vjeçar në Ohio (fotogaleri)

12/01/2022 21:02

Tempulli kryesor i masonerisë në Zanesville të shtetit amerikan Ohio, që qëndronte aty prej 120 vjetësh u shkatërrua tërësisht nga një zjarr i papritur më 6 janar, megjithë historinë dhe misteret që mbaheshin në pesë katet e tij, prej krijimit në 1902.

Autoritetet thanë se nuk kanë përcaktuar ende shkakun e zjarrit por në shumë evente të ngjashme gjatë vitit 2021 dyshohet si sulm zjarrvënieje i lidhur me teoritë që bëjnë masonerinë pjesë e një elite të pasur botërore kërkon dominim ndaj shumicës së zakonshme.

Tempulli mason në Zanesville ishte një nga gjashtë lozhat e tilla në shtetin e Ohio dhe kishte dy dhoma ritualesh.

Dy ditë më parë u dogj një lozhë masonike në territorin rus të Kalingrad, ndërsa ditën e parë të viti të ri 2022, një zjarr ra në lozhën kryesore masone në Dublin të Irlandës dhe përmbante mbishkrime kundër vaksinave të koronavirusit dhe “dominimit botëror”.

Gjatë vitit që shkoi u regjistruan tre sulme zjarrvënieje në lozhat masonike në Vankuver të Kanadasë në të cilat autoritetet kishin kapur autorë të dyshuar por nuk kanë komentuar mbi hetimet apo motivet e mundshme të sulmeve.

FOTO GALERI
12/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA