Një banesë tre katëshe në fshatin Grash të njësisë administrative Dajç është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë.

Zjarri ka rënë në katin e tretë të një banese në pronësi të Bardh Ejlli. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën.

Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA