Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Sergej Sekuloviq, ka përgëzuar autoritetet kompetente për një aksion të suksesshëm më 12 janar, ku u kapën qindra kilogramë kokainë.

Ai nuk dha më shumë detaje për këtë aksion të zhvilluar në Podgoricë.

Më herët gjatë ditës, deputeti nga partia në pushtet, Marko Millaçiq njoftoi përmes një postimit në Twitter se kishte pranuar fotografi të pakove me banane, ku besohet se ishte fshehur kokaina, nga punëtorët e një depoje të zinxhirit të dyqaneve “Voli”.

Policia dhe Zyra e Prokurorisë Speciale ende nuk kanë dhënë detaje se sa është sasia e kokainës që u kap.

Po ashtu, as menaxhmenti i kompanisë “Voli” ende nuk ka reaguar.

Prokuroria tha se më 13 janar do të dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me këtë aksion.

Kjo është hera e dytë në gjashtë muajt e fundit që në Mal të Zi kapet sasi e madhe e kokainës.

Në gushtin e vitit të kaluar, Budimir dhe Marina Kërstoviq u arrestuan në Podgoricë nën dyshimin se kishin qenë pjesëmarrës në kontrabandimin e 1,400 kilogramë kokainë, që po ashtu u gjetën në pako të mbushura me banane.

Lidhur me këtë rast, në dhjetor Prokuroria ngriti aktakuzë.

Po ashtu, në qershor të vitit 2018, zyrtarët doganorë të Malit të Zi gjetën mbi 38 kilogramë kokainë gjatë një inspektimi rutinor të një kontejneri të mbushur me banane, që po transportohej nga Ekuadori./REL/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA