DJ nga Prishtina, Erin Go Dance është ndarë nga jeta në moshë të hershme.

DJ, emri i vërtetë i të cilit është Erin Godanci, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare.

Erin me profesion inxhinier i shkencave kompjuterike, ka qenë i punësuar në një kompani private të sigurisë kibernetike në vend.

Ai prej vitesh ka qenë pjesë aktive e jetës së natës në kryeqytet.

Në majin e vitit 2020, kur e gjithë bota ishte në izolim, Erin Go Dance ka realizuar performanca online.

Erin Godanci ka luajtur në instrumente të ndryshme muzikore, duke filluar si kitarist, për të vazhduar më vonë edhe me bateri, ku së bashku me shokët e tij, krijuan edhe grupin muzikor të këtij zhanri, në Prishtinë.

Top Channel