Ilustruese

Një 38-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës që ishte duke punuar në afërsi të Qytet Studenti.

Ai ndodhet në spital, ku po merr edhe kujdesin e duhur.

“Me datë 12.01.2022, në afërsi të Qytetit Studenti, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i një objekti, shtetasi E. Gj., 38 vjeç, i cili ishte duke punuar.  Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Nuk dihet ende shkaku i rënies të tij, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA