Modelja padit kompaninë për kukullën e seksit me pamjen e njëjtë me të (fotot)

11/01/2022 17:37

Modelja e njohur e rrjetit Instagram thotë se nuk ka dhënë kurrë lejen për të krijuar një robot seksi me pamjen e saj dhe përmasa jetësore.

Yael Cohen thotë se një kompani kineze ka prodhuar kukullën e seksit me pamje të njëjtë me të, madje me nishanin e saj nën qafë e duke i vënë emrin e saj.

Cohen tha në një intervistë me rrjetin britanik ITV se ishte shokuar kur zbuloi se kompania Irontech Dolls, po reklamonte kukullën e seksit me kokën e saj.

Cohen Aris tha se ishte vënë në dijeni që në vitin 2019 kur një ndjekës i saj e drejtoi te një forum ku po diskutohej krijimi i një kukulle seksi me imazhin e saj.

Por vitin e kaluar ajo u shokua kur pa se kompania e kishte vënë në jetë plotësisht planin duke krijuar kukullën sozi të Cohen.

Modelja tha se nuk kishte dyshime se pamja e saj ishte shfrytëzuar për krijimin e lodrës robotike dhe se do të kërkojë përballje ligjore.

Kukulla e seksit ka flokët e modeluar sipas saj, tiparet e fytyrës dhe nishanin karakteristik e emrin “Yael.” Produkti po reklamohej me imazhe edhe ato të vjedhura nga rrjetet sociale të modeles.

 “Nuk ka të bëjë vetëm me nishanin apo emrin tim. Kukullat e seksit janë thjesht kukulla por ka një kufi deri ku ato mund të duken si personi real”, thotë modelja.

Një zëdhënës i kompanisë kineze ‘Irontech Dolls’ tha për Daily Mail se ngjashmëritë mes kukullës dhe modelës ishin vetëm një koinçidencë,” por shtoi se pas ankesave mund të hiqet emri i saj “Yael.”

Lodra është e përbërë nga një skelet e brendshëm dhe koka të çmontueshme që mund të ndërrohen.

Irontech Doll me kokën e modeles ‘Yael’ shitet në faqe interneti për $1400, sipas rrjetit ‘Times of Israel’.

FOTO GALERI
2/4
Yael Cohen thotë se një kompani kineze ka prodhuar kukullën e seksit me pamje të njëjtë me të, madje me nishanin e saj nën qafë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA