Modelet e famshme të tatuazheve burgosen 2 muaj për mashtrimin $250 000 ndaj ndjekësve (fotot)

11/01/2022 16:32

Modelet e rrjeteve sociale Simge Barankoglu e Yesim Aydin, të cilat së bashku kanë më shumë se milionë ndjekës në rrjetet sociale, justifikoheshin se ishin gënjyer për të reklamuar në faqet e tyre mashtrimin me lojën e shpërblimit.

Dy modelet të njohura turke të Instagram u kapën duke promovuar mashtrimin financiar online  por janë liruar tashmë me kusht pas dy muajsh prapa hekurave.

Simge Barankoglu, e cila mburret me 900,000 ndjekës në Instagram, dhe Yesim Aydin, e cila ka 158,000, ishin mes 20 të arrestuarve gjatë aksioneve simultane të policisë në provincat Izmir, Stamboll, Ankara, Kastamonu, Karabuk, Malatya e Mersin muajin që kaloi.

Barankoglu e Aydin kishin promovuar në faqet e tyre një lojë ku pjesëmarrësit paguanin para në formë “taksash” para se të merrnin një “çmim të madh në para”.

Modelet dhe bashkëpunëtorët e tyre kishin mashtruar rreth 250 njerëz në të gjithë Turqinë në një shumë prej tre milionë lira turke ($250,000) në një periudhë prej gjashtë muajsh.

Por modelet thonë se nuk e dinin që ishin pjesë e mashtrimit dhe se kishin pranuar ofertën e reklamimit pa e ditur se vinte nga manipulatorë.

Në deklaratën e saj Barankoglu tha: “Unë jetoj me paratë e reklamave në rrjetet sociale. Mendova se ishte si çdo reklamë tjetër, nuk i njoh as palët organizatore as ankimuesit, nuk i pranoj akuzat”.

Aydin tha nga ana e saj: “Paratë me të cilat jetoj vijnë nga reklamat në mediat sociale. Këta njerëz më kontaktuan dhe më thanë se duan të bashkëpunojnë. Unë pranova sepse këtë punë bëj. Nuk do të kisha pranuar kurrë nëse besoja se kishte të bënte me mashtrim”.

Gjatë bastisjeve të koordinuara në të gjithë Turqinë, hetuesit sekuestruan një numër kompjuterash, celularësh dhe karta memorieje që ishin përdorur në mashtrimin online.

Dy modelet që qëndruan në burg për 56 ditë, u liruan me kusht në pritje të gjyqit.

Statusi i të dyshuarve të tjerë nuk është i qartë por shumë ekspertë paraljamërojnë se Instagram është kthyer në një fole mashtruesish që përpiqen të gënjejnë përdoruesit duke i bërë të dërgojnë para.

FOTO GALERI
6/7
Yesim Aydin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA