Kampioni gjerman i sigurt: E mbyll karrierën te Reali, s’do të luaja kurrë bast…

11/01/2022 00:20

Toni Kroos nuk është mësuar të japë intervista. Kur dëshiron të thotë diçka, e bën në rrjetet sociale dhe në podcast-in që drejton me vëllanë e tij. Këtë herë ka folur për “Sky Sport”, duke treguar besnikëri ndaj Realit të Madridit. Kontrata i përfundon në vitin 2023 dhe dëshira e tij është të vazhdojë në klubin “merengues”.

“Unë e di se çfarë kam në këtë klub dhe klubi e di se çfarë mund t’i ofroj. Në një moment, ne do të bisedojmë për rinovimin në një mënyrë shumë të qetë. Besimi është baza e gjithçkaje. Ndihem shumë mirë, por duhet të përputhen disa gjëra që të vijë rinovim. Gjëja e parë është që niveli i ekipit dhe imi duhet të përkojnë, e dyta është gjendja fizike dhe e treta dëshira ime. Kur të gjitha këto të bashkohen, ne do të flasim. Nëse jo, kam ende kontratë deri në vitin 2023”, deklaroi Kroos.

Më pas, mesfushori gjerman siguroi se do ta përfundojë karrierën te “Los Blancos”.

“Dua ta përfundoj karrierën time te Reali i Madridit dhe kjo do të ndodhë. Do të fokusohem vetëm në këtë klub. Është sezoni im i tetë këtu dhe është një marrëdhënie e pabesueshme që nuk do ta rrezikoja kurrë.”

Me një fjalë, vazhdimësia e Kroos te Reali është e garantuar të paktën deri në vitin 2023. Kuptohet që nëse bëhem goditje të mëdha të tipit Mbappe apo Haaland…

“Ky nuk është problem brenda ekipit. Kam qenë këtu për gati tetë vjet dhe kam lexuar aq shumë emra… Kur flet për dy lojtarët…, ata janë një nga lojtarët më interesantë që do të jenë në merkato këtë verë. Reali i Madridit është gjithmonë në kërkim të më të mirëve. Nuk mund të them nëse do të vijnë apo jo, nuk jam president. Sigurisht, ata janë dy lojtarë të mëdhenj”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA