“Goca dhe Gra” me format të ri/ Programi në ekranin e Top Channel, çdo të mërkurë në orën 21:00

11/01/2022 19:39

Programi Goca dhe Gra starton në prime time në orën 21:00 çdo të mërkurë në ekranin e Top Channel.

Me një panel të ri, i përbërë nga goca dhe gra ky emision premton që do ta mbajë publikun të mbërthyer pas ekranit, me tema të nxehta, diskutimet e momentit, shoqëruar me të vërtetat e thëna pa doreza nga; Armina Mevlani, Dalina Buzi, Fatma Haxhialiu dhe Rita Petro.

Programi do të vijojë të jetë i konceptuar si talk show, ku përveçse moderatore penalistët janë dhe të ftuara. Një program i moderuar nga gratë, por që nuk i kushtohet vetëm vajzave dhe grave, ky show vjen çdo të mërkurë nën autorësinë e Saimir Muzhakës.

Top Channel