Manushaqe Koçaj punon si farmaciste në qytetin e Vlorës prej 43 vjetësh .

Sot ajo është 70 vjeç dhe nuk heq dorë nga dashuria që ka për këtë profesion duke u shërbyer njerëzve  në çdo situatë.

Në një godinë të vjetër, ka farmacinë  e saj, të cilën e ka sistemuar me të njëjtin rregull si dikur. Në sirtarë e dollapë ruan ende shënimet  e vjetra.

Në një dhomë të vogël përgatit  pomada dhe mban shënime. Ajo është  ndër te paktat farmaciste në Vlorë që realizon ende të tilla kremëra.

Është krenare për farmacinë “e lashtë” që ka, por më tepër krenare për dëshirën dhe vullnetin që t’u shërbejë vlonjatëve derisa të ketë fuqi.

Top Channel