Besimtarët në Benin celebrojnë perëndeshën Vudu të fertilitetit e bukurisë (fotot)

11/01/2022 20:46

Banorët në Benin i bënin sot homazh zotave të besimit Vudu, fesë afrikane që adhuron “shpirtrat natyrorë të pararendësve të respektuar”.

Në qytezën Uidah, në brigjet e oqeanit Atlantik besimtarët i bëjnë homazh zotit më të famshëm vudu, Mami Vata.

Teksa valët e oqeanit përplasen në zonat jugore të vendit, besimtarët brohorasin për të pritur ditën kombëtare të festës.
Çdo 10 janar vendi që dikur ishte qendër e tregtimit të skllevërve, feston me veshje të bardha të zbukuruara me perla.

“Çdo janar vijmë në Uidah sepse këtu është plazhi dhe fryma e këtij celebrimi”, thotë 70 vjeçari Hunon Eveole, i cili ka ardhur nga vendi fqinjë Togo.

“Mami Vata nuk është një shenjtore e thjeshtë, ajo është mbretëresha e ujit dhe jeton në det”, shton ai.

Miliona skllevër kalonin më parë përmes Uida drejt Botës së Re dhe përhapnin fenë e tyre afrikane.

Sot besimi ka rreth 50 milionë ndjekës në të gjithë botën, që nga Brazili, në Haiti apo në shtetin jugor amerikan të Louisiana.

FOTO GALERI
1/9
Banorët në Benin i bënin sot homazh zotave të besimit Vudu

Top Channel