Manchester United ia doli mes shumë vështirësish të kualifikohej në fazën e 1/16-ave të FA Cup, kompeticionit më të vjetërë në botë. “Djajtë e Kuq” avancuan më tej falë fitores 1-0 përballë Aston Villas në “Old Traford”, kua skuadrës nga Birminghami iu anulua një gol i diskutueshëm për prekje të dopit me dorë.
Skuadra e drejtuar nga Ralf Rangnick, në fakt, e zhbllokoi takimin që në minutën e tetë me McTominay, i shërbyer nga Fred. Pavarësisht intensitetit të lartë të lojës, rezultati nuk ndryshoi më, madje edhe në rastin e vetëm që miqtë e çuan topin në rrjetë, goli u anulua nga sistemi VAR, për prekje të topit më dorë nga Danny Ings.
Në minutën e 74-t, Greenwood për pak shënoi golin e dytë, por ndërhyri mrekullisht portieri Martinez. Manchester United e mbrojti epërsinë në minutat e fundit, duke marrë një kualifikim me vuajtje, por shumë të rëndësishëm për moralin e skuadrës.
Top Channel