27/12 07:33
Luanesha u detyrua të kthehej prapa e të vraponte për jetën e saj kur bufalo që ishte duke përndjekur nuk duroi dot më.
Skenat e aksionit u kapën nga fotografi Nistar PS në rezervatin kombëtar kenian Maasai Mara në Afrikën lindore.
Ai tha: “Bufalot ishin duke mbrojtur të vegjëlit e tyre, kur luanesha iu afrua më shumë se ç’duhej, më i guximshmi i tyre u kthyte nga luanesha për ta sulmuar”.
“Ata u treguan shumë difensivë dhe arritën të përzinin rrezikun”.
Janë vërejtur disa raste kur bufalot janë kthyer për të sulmuar grabitqarët e xhunglës, madje dhe me pasoja fatale për felinët e mëdhenj.
Top Channel