Çfarë statistike, 6 nga 7 ndeshjet e para të Kupës së Kombeve të Afrikës përfunduan 1-0

10/01/2022 23:35

U luajtën këtë të hënë katër ndeshjet e radhës së Kupës së Kombeve të Afrikës, që për çudi përfunduan të gjitha me të njëjtin rezultat 1-0.

Senegalin e nderoi një penallti e shndërruar në gol nga Sadio Mane përballë Zimbabwes, ndërsa sulmuesi 28-vjeçar Sylla, i dha tri pikë Guinesë ndaj Malawi-t. Ndeshjen mes Marokut dhe Ganës e vendosi në minutën e 83-të Sofiane Boufal, kurse në sfidën mes Comoros – Gabon 1-0 golin e vetëm të takimit e shënoi Boupendza.

Në ditën e parë, sfidën hapëse të kompeticionit Kameruni e fitoi 2-1 përballë Burkina Fasos, ndërsa Kepi i Gjelbër fitoi 1-0 ndaj Etiopisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA