Bledi duket se është nevrikosur me Efin, të cilës i kërkon të dijë se ku qëndron mes tij dhe Brunos.
Kur ajo i tha se është në mëdyshje, ndërhyri edhe Bruno duke i thënë se nuk mund të ketë të njëjtin afrimitet pasi do të jetë lojë.
Ndërkohë, Bledi këtë javë ka zhvilluar një takim me Mikelën, e cila pati afrimitet me Erjonin, por duket se situata mes tyre është ftohur.
Bledi: Dua ta di ku qëndron ti me mua?
Efi: Shumë afër. Midis ju të dyve, për momentin jam njësoj.
Bledi: Nuk mund të thuash njësoj.
Mikela: Pse nuk bën diferencën, por vazhdon e mbledh të rinj.
Efi: Nuk besoj se je mërzitur ti. Nëse nuk jam i sigurt dhe syri im sheh diçka tjetër, dua ta njoh, por afrimiteti im është me ju të dy.
Bruno: Nuk mund të jesh njësoj me të dy, vetëm nëse luan.
Efi: Se jam në mëdyshje, jam. Diçka më pëlqen më tepër tek ty, diçka më tepër tek Bledi.
Top Channel