Dy persona janë paraqitur në Spitalin Ushtarak të Tiranës mbrëmjen e sotme për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet rrethanat e plotë të ngjarjes por mësohet se, njëri prej të plagosurve të ketë qenë shtetësi Gentjan Bejtja, të cilit në vitin 2016 iu be atentat me minë të telekomanduar dhe ai mori për fat vetëm plagë të lehta.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Bejtja ka mbetur i plagosur me armë në krahë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur teksa ky i fundit ishte duke udhëtuar me automjetin e tij, ndërsa pas plumbit të marrë në krahë Gentjan Bejtja ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i dëmtuar nga aksidenti edhe pasagjeri Klodjan Stafuka.

Ndërkaq, specialistët e krimeve të komisariatit në Fushë Krujë janë nisur drejt spitalit ushtarak për të mësuar më tepër detaje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.01.2022, rreth orës 18:00, në Spitalin Ushtarak, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasit:

G. B., rreth 41 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në krah, gjatë kohës që po drejtonte automjetin dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

K. S., rreth 31 vjeç, i cili është lënduar në aksident rrugor në Nikël, afër një karburanti, pasi mjeti që drejtonte shtetasi G. B., ku shtetasi K. S. ishte pasagjer, ka dalë nga rruga.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA