“Nëse duan 2 seli përkohësisht, t’i ndihmojmë”, Rama komenton situatën në PD

09/01/2022 13:02

Kryeministri Edi Rama po zhvillon bashkëbisedim me demokratët në Facebook për të folur rreth situatave të ndodhur një ditë më parë në selinë e PD.

Duke komentuar me ironi atë që ndodhi dje në Selinë e Partisë Demokratike, Kryeministri Rama tha se është i gatshëm t’i ndihmojë të dyja palët duke i dhënë dy godina.

“Nëse duan 2 seli përkohësisht t’i ndihmojmë”, tha Rama.

Kryeministri nuk ka lënë pa përmendur edhe Ilir Metën.

“Nuk janë 2 por 3, prisni se do të futet dhe i treti në këtë mes”, u shpreh ai.

Top Channel