Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, në orët e mbrëmjes kanë gjetur dhe sekuestruar 6 aparate me 42 kartela për prodhimin e kriptovalutave.
Sipas Policisë, sekuestrimi i aparateve dhe pajisjeve të dyshuara është bërë në fshatin Druar të Vushtrrisë, në kohën kurë njësia policore ka ndaluar një veturë me targa vendore, gjatë kontrollit të detajuar, brenda veturës janë gjetur dhe sekuestruar 6 aparate me 42 kartela dhe mjete të ndryshme të dyshuara që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave.
“Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar drejtuesi i veturës i cili pas intervistimit është liruar në procedurë rregullt”, thuhet në njoftim.
Top Channel