Kryeministri Edi Rama po zhvillon bashkëbisedim me demokratët në Facebook për të folur rreth situatave të ndodhur një ditë më parë në selinë e PD.

Teksa fliste për situatën në PD, kryeministrit iu derdh filxhani me kafe që kishte lënë aty pranë.

“Se mu derdh dhe kafja që paskam harruar ta pi”, tha kryeministri.

Ndër të tjera, Rama e cilësoi si të paimagjinueshme dhunën në selinë e PD duke thënë se ndihet i turpëruar si shqiptar kur e telefonojnë miq e personalitete për ta pyetur nëse lajmi është i vërtetë.

Edi Rama: Nuk është personale kjo, nuk është as partiake, është shoqërore, është shqiptare, njerëzore, nuk mund të jemi vend që na tregojnë me gisht si njerëz me bisht që merr dhenë lajmi se mbështetësit e opozitës sulmuan godinën e partisë së tyre. Ku ka bërë kjo vaki? Në cilin pyll? Në cilën xhungël ka bërë vaki kjo? Është e paimagjinueshme, Ndihem i turpëruar si shqiptar kur më marrin miq, personalitete e më pyesin a është lajm i rremë. Nuk e kuptojnë njerëzit se çfarë janë ata që kacafyten me shkallë, me cekic, varre, matrapik e me gurë e ca dreqin hidhej nga lart. Mungonin vec kovat me zift që të hidheshin nga lart.

Top Channel