Duket se marrëdhënia mes Alesjas dhe Albit ka ndryshuar tërësisht, ndërsa këtë mbrëmje ata janë sqaruar.
Alesja tha se djali ka ndryshuar pasi zgjodhi në takim Denzelin, duke theksiar se nuk e pëlqen xhelozinë tek partneri i saj.
Kujtojmë se Albi është deklaruar vetëm për Alesjan, ndërsa ajo jo.
Albi: Sjellja jote ndryshoi pas dy takimeve që të dy i ndjemë.
Alesja: Sjellja jote ndryshoi pasi unë zgjodha në takim Denzelin. Ti ke ikur direkt poshtë.
Albi: Jo ika me Alvisën sepse doja të dorëzoja kostumin.
Alesja: Boll me mashtrime, atë ditë që zgjodha Denzelin ti u zhduke, ty të ka thënë Alvisa ose Bashkimi që takoje Alesjan.
Alesja: Ti më ke thënë ik se s’kam mbaruar akoma dhe çfarë më bëre, ti hape perden.
Albi: Ti acarohesh shumë kollaj.
Alesja: Unë ndihem në presion.
Albi: Unë e di shumë mirë se çfarë bëj, nuk prisja që të deklaroheshe dhe s’doja të të vija nën presion.
Alesja: Unë nuk të njoh se sa real je ti, nuk i duroj dot pallavrat, gënjeshtra është e hidhur
Albi: Ku është gënjeshtra?
Top Channel