
20/07 11:39
Një dem i arratisur ka sulmuar një restorant në Kinë duke ngritur në ajër klientët brenda ambjenteve me forcën e goditjeve.
Në pamjet dramatike nga Kina thuhet se bisha e egërsuar erdhi nga një dyqan kasapi aty pranë, ku kafsha ishte dërguar për t’u therrur.
Pamjet tregojnë momentet kur demi thyen me përplasje derën e restorantit në qytetinTaizhou në lindje të Kinës, dhe më pas përplaset me viktimën e shokuar duke e ngritur lart në ajër.
Viktima raportohet se pësoi disa plagë në këmbë dhe u dërgua në spital pas incidentit të 31 dhjetorit.
Top Channel