Vdes në moshën 94 vjeçare ikona me ngjyrë e ekranit të Hollywood

07/01/2022 18:16

Sidney Poitier, njeriu i parë me ngjyrë që fitoi çmimin Oscar si aktori më i mirë, ka vdekur në moshën 94 vjeçare.

Vdekja e aktorit të njohur u konfirmua nga zyra e Fred Mitchell, ministri i jashtëm i Bahamas.

Poitier ishte një aktor përparimtar si dhe një diplomt e aktivist i respektuar i çështjeve humanitare.

Ai fitoi çmimin Oskar të aktorit më të mirë për filmin ‘Lilies of the Field’ (Zambakët e fushave) në vitin 1963.

I lindur në Miami, ai u rrit në një fermë domatesh në Bahamas dhe më vonë u vendos në New York në moshën 16 vjeçare.

Poitier kreu një periudhë të shkurtër shërbimi ushtarak dhe më pas kreu disa punë të ndryshme, duke marrë njëkohësisht mësime aktrimi, derisa u bë një emër i njohur i skenës dhe ekranit.

Roli i tij në filmin legjendar  ‘The Defiant Ones’ (Sfiduesit)  në vitin 1958 me dy të burgosurit me ngyrë që arratisen, i dha nominimin e parë për Oskar, që ishte dhe atëherë një arritje madhore për aktorët me ngjyrë.

Pesë vjet më vonë ai arriti çmimin me rolin në ‘Lilies of the Field’, ku luan punëtorin që ndihmon murgeshën gjermane për të ndërtuar faltoren në shkretëtirë.

Revista Empire tha për BBC: “Ai ishte një pionier, një influencues që i hapi rrugë shumë të tjerëve të linin gjurmën e tyre në industri”.

Ata shtonin se Poitier “u përball haptazi me racizmin” megjithse ishte shumë i paparashikueshëm në veprën e tij.

“Ai ndryshoi rregullat e lojës për aktorët me ngjyrë dhe mënyrën sesi ata konsideroheshin asokohe”.

Oprah Winfrey ka thënë më herët se Poitier kishte “kishte krijuar e përcaktuar rolin e afro-amerikanit në film”.

FOTO GALERI
3/3
Revista Empire tha për BBC: "Ai ishte një pionier, një influencues që i hapi rrugë shumë të tjerëve të linin gjurmën e tyre në industri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA