Varianti Omicron i koronavirusit ka simptoma të ndryshme nga Delta. Ekspertët e shëndetit nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara tregojnë se simptomat e variantit Omicron shfaqin një nuancë të zbehtë, gri ose blu tek thonjtë, buzët dhe lëkura.
Ata mendojnë se zbehja e lëkurës, thonjve dhe buzëve mund të tregojë një nivel të ulët të oksigjenit.
Simtomat e tjera përfshijnë dhimbje shpine, ngjirjen e zërit, djersitje gjatë natës, dhimbje e muskujve dhe rrjedhje hundësh. Mjekët thonë se secila prej këtyre simptomave është një shenjë që detyron çdo person të konsultohet me mjekun.
Megjithëse lloji i variantit Omicron mendohet se përhapet më shpejt se variantet e tjera të njohura më parë të koronavirusit, studimet kanë treguar se është më i butë se llojet e tjera.
Të paktën kështu mendojnë studiuesit duke pasur parasysh raportet e mëparshme në Britaninë e Madhe që treguan një rrezik prej 50 deri në 70 për qind për shtrimet në spital. Përqindje kjo më e ulët se ajo e llojit Delta.
Po ashtu, OBSH tha se varianti Omicron duket se nuk shkakton sëmundje të rëndë në krahasim me variantin Delta, por nuk duhet të kategorizohet “i butë”.
Xhenet Diaz konfirmoi se studimet e hershme tregojnë se Omicron ka më pak mundësi të shtrimit të njerëzve në spital. Sipas asaj, rreziku më i vogël vihet re si tek të rinjtë, ashtu edhe te personat më të moshuar.
OBSH ka regjistruar 9.5 milionë raste të reja në të gjithë botën, duke shënuar kështu një rritje prej 71 për qind nga java në javë.
Numri i saktë i të infektuarve mendohet të jetë shumë më i lartë, pasi shumë rajone nuk janë duke testuar mjaftueshëm njerëz, si dhe raportimet nuk janë të plota.
Top Channel