
22/02 13:44
Vala e re e COVID me variantin e ri të Omicron, nuk ka lënë pa përfshirë edhe Manchester Cityn.
Trajneri Pep Guardiola ka rezultuar pozitiv në testimet e fundit, ndërsa 21 persona të stafit dhe shtatë futbollistë të qytetarëve janë të izoluar në pritje të përgjigjeve përfundimtare në orët në vijim. Megjithatë, ndeshje e nesërme ndaj Swindon për llogari të FA Cup do të vijojë normalisht, ashtu siç ishte planifikuar.
COVID ka “pushtuar” botën e futbollit së fundmi teksa Anglia, Italia dhe Spanja kanë regjistruar raste të shumta, ndërsa një numër i lartë i sfidave janë shtyrë për të mos rrezikuar përhapjen në masë të infeksionit, teksa kalendari në vijim do të jetë një problem më vete.
Top Channel