Ashtu siç ishte paralajmëruar në selinë e PD janë instaluar disa kamera sigurie shtesë.

Vendimi për të shtuar kamerat erdhi një ditë pasi anëtarë të Komisionit të Rithemelimit te PD shkelmuan e hapën me forcë derën e sallës së mbledhjeve në selinë demokratike. Po ashtu shtimi i kamerave vjen dy ditë para protestës së lajmëruar nga Sali Berisha, për të hyrë në selinë e PD dhe siç thotë ai, të nxjerrin Lulzim Bashën nga zyra.

Partia Demokratike bëri një kallëzim penal për personin që shkelmoi dhe hapi me forcë derën e sallës së mbledhjeve të Këshillit Kombëtar.

Po ashtu, Basha në një konferencë për mediat, denoncoi publikisht aktin dhe akuzoi me emër e mbiemër personin që shkelmoi derën.

Top Channel