Rritje infektimesh me COVID pas festave/ Katër humbje jete në 24 orët e fundit, 15 të prekur në gjendje të rëndë

05/01/2022 17:51

Vendi ynë ka shënuar rritje të ndjeshme të rasteve me COVID në 24 orët e fundit.

Festat e fundvitit kanë sjellë rritje të infektimeve në vendin tonë. Mijëra emigrantë erdhën në Shqipëri për të takuar të afërmit, apo për të kaluar pushimet dimërore në disa prej vendeve turistike.

Gjithashtu edhe një pjesë e shqiptarëve udhëtuan drejt vendeve të tjera për të kaluar pushimet, edhe pse jemi përfshirë në një valë infektimesh në të gjithë botën.

Nga 5,694 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 1,236 qytetarë.

584 janë në Tiranë, 68 në Shkodër, 62 në Durrës, 59 në Elbasan, 45 Vlorë, 42 në Fier, 40 në Sarandë, 32 në Lushnje, 28 në Lezhë, 26 në Kamëz, 19 në Gjirokastër, 15 në Berat, 14 në Mallakastër, Korçë, 11 në Vorë, Mat, Pogradec, 10 në Vau i Dejës, Kurbin, Tepelenë, Skrapar, 9 në Përmet, 8 në Himarë, 7 në Kuçovë, Belsh, 6 në Dibër, Divjakë, Dimal, Peqin, Gramsh, 5 Pukë, 4 në Malësi e Madhe, Kukës, Patos, Këlcyrë, Prrenjas, 3 në Tropojë, Shijak, Krujë, Kavajë, Poliçan, 2 në Rrogozhinë, Delvinë, 1 në Has, Mirditë, Klos, Selenicë, Dropull, Memaliaj, Maliq, Kolonjë, Librazhd, Cërrik.

7,952 persona janë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 107 pacientë, nga të cilët 15 anë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka katër humbje jete,  një qytetar nga Elbasani 58 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 73 dhe 83 vjeç,  një qytetar nga Tirana 76 vjeç.

Janë shëruar 329 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,077 që nga fillimi i epidemisë.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Ministria këshillon që të shmangen grumbullimet dhe të ajrosen ambientet, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Kujtojmë se vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur në vendin tonë.

Statistika (05 Janar 2022)

Raste të reja ditore         1,236

Të shëruar në 24 orë       329

Të shtruar në spitale       107

Humbje jete në 24 orë    4

Testime ditore                 5,694

Testime totale              1,500,696

Raste pozitive                 213,257

Raste të shëruara           202,077

Raste Aktive                        7,952

Humbje jete                         3,228

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3,761

Fier                 789

Durrës             708

Shkodër          531

Elbasan           509

Vlorë                494

Berat               312

Gjirokastër     260

Lezhë              228

Korçë               161

Dibër                124

Kukës               75

Top Channel