Policia në Nigeri shpëton 100 viktima të marrë peng prej muajsh nga banditët (fotot)

05/01/2022 19:22

Forcat e sigurisë në Nigeri kanë shpëtuar sot rreth 100 njerëz që mbaheshin peng në prej dy muajsh në zonat pyjore në veriperëndim të vendit.

Policia tha se burrat gratë e fëmijët ishin marrë peng më shumë se dy muaj më parë nga bandat kriminale.

Autoritetet thanë se kanë nisur fushatën e gjurmimit të grupeve të armatosura që njihen në vend si “banditë” dhe grabisin e marrin peng njerez në komunitetet vendase.

Në një operacion të hënën, policia shpëtoi 68 viktima të mbajtur në kampe në shtetin Zamfara, të ndihmuar nga disa banditë të kthyer në informatorë.

Në një tjetër operacion, policia liroi 29 viktima të mbajtur në pyllin Kalgo, ku ishin mbajtur për 60 ditë.
“Të gjitha viktimat e shpëtuiara po marrin trajtim mjekësor nga grupet qeveritare dhe policia”, thuhej në deklaratë.

Bandat kriminale të pengmarrjes e grabitjeve së bagëtive kanë goditur shpesh zonat qendrore e veriperëndimore të Nigerisë, por sulmet kanë ardhur duke u shtuar.

Prej vitit të kaluar banditët kanë shënjestruar shkolla e kolegje duke rrëmbyer qindra studentë për të kërkuara para shpërblimi.

Forcat e sigurisë kanë bastisur zonat pyjore dhe kanë ndërprerë komunikimet në aksionet e tyre kundër banditëve.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA