Modelja e ‘fitness’ u drogua e përdhunua nga i njohuri në takim, zgjohet 12 orë pas tmerrit (fotot)

05/01/2022 17:45

Modelja braziliane Duda Martins ka treguar së fundmi detajet e një takimi të tmerrshëm të njohjeve të reja, duke thënë se ishte droguar me substanca të hedhura në pijen e saj dhe ishte zgjuar një apartamentin e një burri 12 orë më vonë.

Influencuesja e stërvitjes online thotë se pasi kishte humbur ndjenjat ishte përdhunuar, dhe se kur u zgjua 12 orë më vonë nuk dinte asgjë për atë që kishte ndodhur.

Martins është një emër i njohur në rrjetin Instagram me më shumë se 200,000 në faqen e saj.

Rrjeti britnaik The Sun  shkruan se Duda kishte pranuar të takohej me një djalë në një bar pranë plazhit në Ponta Verde, Brazil, mbrëmjen e 29 dhjetorit dhe se mbante mend vetëm se kishte pirë tre gota xhin me të.

Ajo thotë se pas takimit ksihte planifikuar një sesion stërvitor me një shoqe rrreth orës 17.00

Më tej në videon e saj direkte me avokaten Julia Nunes, Duda thotë se pas pijes nuk mbante më mend asgjë për 12 orët e ardhshme të jetës së saj.

Kur instruktorja nuk u paraqit në sesionin stërvitor, mikesha e saj tentoi të kontaktonte por celulari kishte qenë i fikur.

Duda thotë se gjëja jetër që mban mend është se u zgjua në apartamentin e burrit me të cilin kishte dalë në bar, mëngjesin e 30 dhjetorit.

Ajo tregon: “Kur ishte ora rreth 3.30 apo 4e mëngjesit u zgjova dhe nuk e dija si kisha ardhur apo çfarë më kishte ndodhur që kisha përfunduar në shtëpinë e tij”.

“Kisha vetëm një ndjesi që isha e lënduar, por doktorët bënë foto dhe kisha gërvishtje në gjoks, gunga në kokë, dhe pjesët e mia private ishin lënduar”.

“Kështu që jo vetëm më kishin droguar por isha e lënduar gjithkund. Isha në divanin e tij, nuk kisha as të mbathura veshur”.

Avokatja e saj Julia Nunes, tha se “asgjë nuk është bërë për” të kapur përgjegjësin e ngjarjes.

Zyrtarja e policisë Maria Angelita tha dje se kanë nisur hetimet për pretendimet.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA